Dobite e saj

Hixhamja ne Pranvere

“Gjaku ndrrohet në Pranverë “

Marsi është periudha në të cilën zgjatet dita, ndërsa nata bëhet më e shkurtër.

Depërtimi i rrezeve të ngrohta diellore, shfaqja e sythave të parë në degët e pemëve, ardhja e zogjve shtegtarë janë vetëm disa nga paralajmëruesit e kësaj stine.

Por, çfarë ndodh me gjakun?

Në sezonin e dimrit, kur moti është i ftohtë, bëhet tkurrja e muskujve dhe e enëve të gjakut për ta ruajtur nxehtësinë e trupit. Ndërsa, kur moti fillon të ngrohet, bëhet hapja e poreve të lëkures, zmadhohen enët e gjakut, duke e çliruar energjinë dhe nxehtësinë nga trupi. Pra, një mot i ngrohtë stimulon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Pranvera na sjell një mot të ngrohtë, i cili vërshon gjakun në trup e që te disa njerëz merr kuptimin e ndërrimit të gjakut, perceptim ky i cili vjen nga një energji më e fuqishme që e kaplon trupin. Pikërisht është arsyeja pse shumë njerëz fillojnë të ndihen të lodhur, të përgjumur, depresivë etj…

Pranvera koha për detox?

Stina e pranverës është koha ku bëhet shartimi i pemëve, njerëzit pastrojnë kopshtet/oborret dhe shtëpitë e tyre. Gjithashtu, edhe organizmi ka nevojë për një detoksifikim si asnjëherë tjetër nga toksinat e grumbulluara gjatë stines së “fjetur” të dimrit. Të gjithë e dimë që dimri është stina e gripave, virusave etj. Gjithashtu, njerëzit qëndrojnë më tepër në ambiente të mbyllura, bëjnë më pak aktivitet fizik dhe më shumë konsumojnë ushqime kalorike. Kjo gjë ndikon që trupi të jetë i pritur më shumë të kontaminohet nga toksina të ndryshme, të cilat futen në organizëm në çfarëdo forme, qoftë me anë të ushqimit, pijeve, ajrit etj…

Mënyra më e mirë që ne ta pastrojmë organizmin nga këto toksina është aplikimi i, së paku, një seance të terapisë së kupave (hixhames).

 

Erdhi koha për detox…

Fundi i muajit shkurt është sezoni i cila shënon gjithashtu edhe fundin klimatologjik dimëror. Rrezet e para diellore tashmë kanë lajmëruar fillimin e stinës më të bukur të vitit.

Lodhja, plogështia, përgjumja, dhembjet e kokës janë vetëm dita nga “lajmëtarët” të cilët tregojë që trupi juaj tashmë ka nevojë për detox.

5 gjëra të cilat e ndihmojnë organizmin të detoksifikohet:

Ushqimi

Është një element bazë për një organizëm të shëndoshë, konsumimi me rregull i tri shujtave bazike në ditë të pasura me vitamina dhe minerale, ju ndihmon ta fitoni energjinë e duhur të cilën do ta shpenzoni për t’i kryer nevojat tuaja ditore.

Ushqimet që e ndihmojnë organizmin të detoksifikohet më shpejt: xhenxhefili, spinaqi,

pangjari, avokado, boronicat, molla, selinoja dhe farat e selinos, lakra, farat e lirit dhe vaji i farave të lirit, bishtajoret, frutat agrumet (limoni, portokalli…)

Hixhama

“Mbreti i detox-it” ndihmon në pastrimin direkt të gjakut nga toksinat dhe helmet, të cilat janë grumbulluar dhe shkaktojnë probleme të shumta në organizëm, lufton alërgjitë, mënjanon dhembjen e kokës, trajton probleme të shumta që ndërlidhen me sistemin imuntar, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe sistemeve të tjera trupore.

Aktiviteti fizik

Së paku 40 minuta aktivitet fizik në ditë do t’ju ndihmojë të parandaloni shumë probleme shëndetësore siç janë: obeziteti, problemet kardiovaskulare, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, probleme të natyres psiqike etj

Pini shumë lëngje

Pirja e ujit dhe lëngjeve të tjera ndihmon që organizmi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe t’i largojë toksinat sa më shpejt nga organizmi.

Me pak kafe dhe më shumë çajra bimore, më shumë lëngje të përgatitura në shtëpi dhe më pak ose fare lëngje të blera në supermarkete.

Ekspozimi në diell

Ekspozimi i lëkures në diell është mjaft i rëndësishëm që trupi juaj ta absorbojë vitaminën D, e cila ka një rol bazik së bashku me kalciumin në ndërtimin e kockave, dhëmbëve, sistemit nervor, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Ekspozimi i duarve dhe fytyrës çdo ditë nga 20 minuta në ditë është i mjaftueshëm që ju ta merrni vitaminën D.

Hixhamja në vjeshtë

Aplikimi i Hixhames në sezonin e vjeshtës na sjell mjaft përfitime, duke përfshirë lehtësimin dhe shërimin e shumë problemeve shëndetësore.

Vjeshta është stina në të cilën shumë njerëz ndihen të lodhur, të tjerë në depresion dhe akoma më të lodhur dhe më të sëmurë në mënyrë të pashpjegushme dhe të përsëritur, andaj praktikimi i Hixhames është një nga mënyrat më të mira që mund të bëjmë ne për organizmin tonë, po ashtu ne bëjmë një parapërgatitje të sistemit tonë imunitar për dimrin e acartë.

Praktikimi i Hixhames në stinën e vjeshtës forcon sistemin imunitar duke e bërë rezistent ndaj shumë sëmundjeve apo edhe gripave gjatë kohes së dimrit e, sidomos, ata të cilët kanë një sistem imunitar shumë të dobët, ku përfshihen pacientët qe kanë probleme me sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinusëve (sinuzite); sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërive; dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë; rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij te të sëmurët kronikë; shtrëngime deri në infarkte të zemrës; probleme të qarkullimit të gjakut, si: morthi, scleroderma etj.

10 përfitime nga aplikimi i hixhames në sezonin e vjeshtës

  • Forcon sistemin imunitar
  • Mënjanon lodhjen, plogështinë
  • Lehtëson problemet e mushkërive (astmën, bronkitin etj.)
  • Rregullon problemet me gjumin, ankthin, stresin
  • Përmirëson dhimbjen e kokës
  • Përmirëson muskujt e sforcuar
  • Rregullon problemet me qarkullim të gjakut
  • Sinozitin
  • Alergjitë
  • Lehtëson reumatizmin

Hixhamja në stinën e verës


Gjaku gjatë stinës së nxehtë është mjaft viskoz, është shumë afër lëkurës dhe poret e lëkurës janë më të hapura, çka lehtëson dhe përshpejton procesin e hixhames. Hixhama në këtë sezon ndihmon në luftimin e problemeve që sjell nxehtësia, të cilat ndërlidhen me lëkurën. Hipertensioni zakonisht në këtë stinë

përkeqësohet si rezultat i vrullit të gjakut në arterie dhe vena, ndihmon në problemet e sëmundjeve kardiovaskulare duke lehtësuar qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar,

mënjanon lodhjen, stresin, largon produktet e panevojshme nga trupi. Pas aplikimit të hixhames, pacienti nuk duhet të ekspozohet ndaj temperaturave të larta verore së paku një orë, të konsumojë pije të freskët limonade dhe lëngje të tjera frutash, sallatëra dhe fruta të stinës.

 

Cilat jane ditet me te mira per hixhame

Përcaktimi i ditëve të hixhames bëhet duke u bazuar në kalendarin hënor dhe jo atë diellor.

Hixhamja mund të bëhet dhe jashtë këtyre ditëve, pra nuk ka ndonjë ndalesë, nuk shkakton dëm edhe nëse aplikohet jashtë ditëve të cekura në hadith.

Hixhamja jep rezultate mjaft pozitive, natyrisht nëse i përshtatet sëmundjes dhe kushteve për t’u realizuar një proces i tillë. Rezultatet janë individuale, ku te disa shihen rezultatet qysh në seancën e parë, e te disa në seancën e dytë e kështu me radhë, ajo çka është e rëndësishme është se hixhamja nuk e dëmton organizmin, por e bën një pastrim të tij nga toksinat e akumuluara.

Hixhamja është kurë profetike të cilën e ka preferuar i Dërguari i Zotit, paqja qoftë për të, për njerëzit sikurse i ka preferuar edhe shumë kura të tjera, si: vajin e ullirit, hurmat, farën e zezë, gjethet e sidrit, gjethet sena, kistin indian etj.

Profeti Muhamed, paqja qoftë për të, ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur për të edhe shërimin: e njohu kush e njohu dhe nuk e njohu kush nuk e njohu.

 

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kush bën hixhame ditën e 17, 19 ose 21 të çdo muaji(henor) do të shënohet nga çdo semundje” Transmeton Termidhiu

Përcaktimi i ditëve të hixhames në aspektin fetar nënkupton ditët e preferuara për ta aplikuar hixhamen, por jo të obliguara , kjo shkak i ndikimit të fazave të hënës në lëngjet trupore.

Hixhamja mund të aplikohet edhe jasht ditëve të cekura në hadith dhe nuk ka ndonjë efekt negativ nëse aplikohet jashtë këtyre ditëve.


Ndikimi i fazave të Hënës në trupin e njeriut.


Është i pamohueshëm fakti që Hëna ka një ndikim mjaft të madh në trupin e njeriut.

Hëna e plotë ndikon në gjithë rruzullin tokësor, duke shkaktuar të ashtuquajturat “turbullira”, ndikim ky i cili ndodh në çdo muaj të Hënës së plotë.

Për shkak të gravitetit të shtuar të Diellit dhe Hënës, bëhet ngritja e ujërave tokësore (deteve, lumenjve, liqeneve etj.) në një nivel më të lartë sesa niveli i zakonshëm. Kjo ngritje e lëngjeve ndodh edhe te kafshët, njërzit dhe, duke pasur parasysh se njeriu përbëhet 65-75% nga uji , atëherë lëngjet në trupin e njeriut drejtohen nga zona e kokës, të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin. Kjo shkakton një rritje të numrit të madh të çrregullimeve mendore…

Sipas hulumtimeve jo edhe të pakta në ketë aspakt, në ShBA është vërtetuar se gjatë kohës sa Hëna qëndron e plotë vërehet dukshëm një çrregullim në kozmos shtohet numri i vrasjeve, i dhunimeve, vetëvrasjeve, rritet numri i narkomanëve etj. Gjithashtu, shtohet numri i ulurimave të qenve dhe ujqve.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera Profeti Muhamed, paqja qoftë për të, ka preferuar agjërimin e ditëve të bardha (kur Hëna është e plotë) duke pasur parasysh lidhshmërinë e njeriut me Krijuesin kur është agjërueshëm, qoftë ndikim në aspektin fizik, psikik apo shpirtëror.

I Dërguari i Allahut, paqja qoftë për të, ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji është i barabartë me agjërimin e gjithë vitit.

~ Buhariu ~

Menjëherë pas përfundimit të Hënës së plotë ka preferuar aplikimin e hixhames pasi “turbullirat” e grumbulluara gjatë kohës kur është Hëna e plotë tashmë janë gati të hidhen jashtë trupit.

I Dërguari (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Kush bën hixhame ditën e 17-të, 19-të ose 21-të të çdo muaji (lunar ose hënor) do të shërohet nga çdo sëmundje.” ~Tirimdhiu ~

Mjeshtëria e Allahut e cila përsosi çdo send. (Kuran, En-Neml 88)

“Qoftë i Lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe e bëri errësirën dhe dritën. E megji­tha­të, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.”

(Kuran, El-En’am, 1)

“Është Ai, i Cili krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe pyeti për Atë ata që dinë.”

(El-Furkan, 59)


Dhimbjet e qafës
 


Mbajtja e çantave të rënda, qëndrimi i gjatë pranë kompjuterit, distonia Cervikale

spondiloza Cervikale, Mbajtja e telefonit mes qafës dhe shpatullës, stresi emocional

Hernia diskale, Tendosja e muskujve

Osteoartriti, qëndrimi jo i drejtë, Artriti reumatoid, e fjetura pa jastëk, stenoza spinale, dhimbja e kokës nga tensioni, tronditje nga dëmtimet, dëmtimi i unazave te qafës etj janë disa nga shkaktarët e dhimbjes së qafes e cila shumë herë është e pa durueshme, disa e përshkruaj atë si dhimbje e cila përcillet me shtrëngim të qafes, mpirje te saj ku me pas dërgon tek dhimbja e kokës, të përziera, moskoncentrim, stres, gjendje depresive etj.

Aplikimi i terapisë së hixhames ndihmon në lehtësimin dhe në të shumtën e rasteve eliminimin e tërësishëm të këtyre dhimbjeve, një terapi e lehtë në aplikim dhe pa kundërefekte!

Zhurma në vesh (Tinitusi)

Është një problematikë e shfaqur te shumë njerëz.

Më së shumti shfaqet kur shtrihemi për të bërë gjumë.

Njerëzit atë e përshkruajnë si: valë deti, fishkëllimë e lehtë, akrepa të orës, shushurimë etj.

Tinitusi shkakton probleme me gjumin, nervozë, stres dhe mund të shkaktojë edhe depresion.

Nuk ka ilaçe të cilat e largojnë këtë tingull mjaft të bezdisshëm.

Trajtimi me terapinë e hixhames deri më tani ka dhënë rezultate mjaft pozitive në mënjanimin e këtij problemi, duke u aplikuar në pika të caktuara.

Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Ky (hixham) është ilaç për çdo semundje.”

Hixhamja dhe agjërimi

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se hixhama nuk e prish agjërimin. Këtë mendim e kundërshtojnë vetëm disa nga shkollat hambelite, të cilët argumentojnë me një transmetim (të kontestueshëm), që konfirmon

qëndrimin e tyre. Si duket, mendimi më i saktë dhe pothuajse unanim është se agjërimi nuk prishet kur njeriu bën hixhamen.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se hixhama, në anën tjetër mund të ketë ndikim negativ tek agjëruesi, ngase e dobëson atë dhe ia pamundëson që të agjërojë deri në fund të ditës. Në këtë rast, nuk lejohet aplikimi i hixhames tek agjëruesi përveç nëse gjendja e tij shëndetësore e kërkon që t’i bëhet hixhama. Në këtë rast, ai e prish agjërimin, bën hixhamen dhe ditën që nuk e ka agjëruar e kompenson kur të shërohet, ngjashëm me të sëmurin. Por nëse hixhama e dobëson, por nuk e ka me urgjencë ta bëjë duke qenë agjërueshëm, pret deri pas iftarit. Kjo temë trajtohet jo vetëm nga aspekti

se a është hixhama prej gjërave që e prishin agjërimin, por edhe sa ndikon në fuqinë e agjëruesit dhe urgjencën e nevojës për ta bërë atë në ditë të Ramazanit.

Shkëputje nga Libri “Kura Profetike”

Hixhama dhe Sporti


Sportistët nuk bëjnë përjashtim nga aplikimi i hixhames. Ata e përdorin atë si mënyrë e detoksit të trupit, pavarësisht a janë të shëndetshëm apo jo, sepse muskujt e tyre prodhojnë acid laktik nga ekspozimi ndaj ushtrime intenzive që ata i bëjnë. Acidi laktik është një nënprodukt i metabolizmit të glukozës për energji dhe një nënprodukt i mbeturinave, që shkakton një ndjesi djegieje në muskuj. Pasi të arrihet prgai i acidit laktik, rrjedhja e gjakut, oksigjeni dhe forca e muskujve mund të ulen. Grumbullimi i acidit laktik mund t’i bëjë muskujt të ndihen të lënduar dhe të lodhur. Hixhama po ashtu ngadalëson transkriptimin gjenetik.Transkriptimi gjenetik është ajo që çon në plakje dhe çrregullime të trurit, si: sëmundja e Alzheimerit, sëmundja Parkinsonit dhe epilepsia. Hixhama përmbyt plakjen, duke rritur nivelin e monohidratit të kreatinës. Kreatina monohidrat zakonisht shoqëron përmirësimin e funksionit të muskujve dhe nervave. Hixhama rrit qarkullimin e gjakut dhe një rritje përkatëse në qarkullimin lokal të indeve. Hixhama rrit nivelin limfatik, heq mbeturinat e dëmtuara të indeve qelizore dhe gjithashtu është e mrekullueshme për muskujt e stagnuar.

SYNIMI KRYESOR I HIXHAMES

Dhimbja është sinjal paralajmërues se diçka nuk po shkon mirë në trupin tonë. Ajo na bën ta kuptojmë dëmtimin, ta lokalizojmë atë dhe na mobilizon për përgjigjen e stresit. Ajo është si një sirenë e fortë që na thotë: Kujdes! Diçka nuk po shkon mirë!



Ka shumë arsye që na shtyjnë për ta aplikuar terapinë e hixhames. Por, mënjanimi dhe lehtësimi i dhimbjes është synimi kryesor i hixhames. Pavarësisht nëse është dhimbje shpine, koke, dhimbje e këmbëve apo dhimbje në ndonjë pjesë tjetër të trupit, hixhama mund të jetë e dobishme për lehtësimin e këtyre dhimbjeve, duke reduktuar ndjesinë e dhimbjes në pjesë specifike të trupit. Hixhama vepron në nervat ndijorë në lëkurën tuaj, që ndryshojnë përgjigjen e dhimbjes në trup. Përmirëson nivelin e oksigjenit në gjak, gjë e cila sjell lehtësimin e dhimbjeve trupore, ngase shumicën e rasteve indet e privuara nga oksigjeni japin dhimbje në trup.

 Hixhama tek dhimbja e mesit


Dhimbja e mesit është një problem shëndetësor me të cilin ballafaqohen shumë njerëz në ditët e sotme.

Kjo dhimbje zakonisht fillon në regjionin lumbar dhe njerzit atë e përshkruajnë në mënyra të ndryshme, si: shpuese, goditëse etj.

Dhimbje kjo e cila shpeshherë i pezullon nga puna dhe aktivitetet e tjera ditore.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, si:

Mënyra se si qëndroni ulur

Ngurtësimi muskular

Epiduralja (lindjet me operim etj)

Aksidentet

Ngritja e peshave të rënda

Qëndrimi i gjatë në këmbë

Punët e rënda fizike

Pozita se si qëndroni ulur pranë kompjuterit etj.

Hixhamja është një nga metodat më të lehta që t’u jepet fund këtyre dhimbjeve.

Pacientë të shumtë kanë përfituar nga kjo metodë dhe atë shumica nga një tretman i vetëm duke mënjanuar në tërësi dhimbjen apo duke e reduktuar atë.

Si ta dini që vuani nga nervi ishiatik?

Dhimbja e nervit ishiatik është një problem mjaft i shfaqur tek shumë njerëz.

Dhimbja nga shiatiku ndihet përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhembje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës.

Dhembja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës. Dhembja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave.

Dhembja mund të variojë nga një dhembje e butë në një dhembje të fortë. Dhembjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhembje të shpinës.

Si ta trajtoni:

– Vendosja e kompresave të ngrohtë përgjatë këmbës

– Mosekspozimi i këmbës në temperatura shumë të ulëta

– Aplikimi i terapisë si Hixhames

– Akupunktura

– Para se të bini në gjumë i fusni këmbët në një enë me ujë të ngrohtë me pak kripë dhe pak uthull molle, i mbani në ujë derisa uji të ftohet.

 

Dhembjet e kokës

Dhembja e kokës është shumë shqetësuese për miliona njerëz në ditët e sotme.

Në përgjithësi, njerëzit e ngatërrojnë dhe thjesht e quajnë “dhembje koke” pa e definuar atë.

Katër llojet më të shpeshta të dhembjes së kokës janë:

1.Dhembja e kokës nga sinusi. Zakonisht shoqërohet edhe me dhembje të fytyrës, pikërisht në varësi të lokalizimit të sinusitit, janë dhembje të forta në formë presioni e shtypjeje.

Zakonisht fillojnë në njërën anë dhe pastaj përparojnë në të dy anët. Ky lloj i dhembjes shoqërohet me shkarkime sekrecionesh të trasha, me ngjyrë të verdhë ose jeshile, mund të ketë rrema gjaku dhe janë me erë të keqe. Dhembjet e kokës mund të ngatërrohen edhe me migrenën, por sinusitët, në përgjithësi, shoqërohen me sekrecione të trasha nazale, ndërkohë që kjo mungon te migrena.

2.Dhembja e kokes – Klusteri. Është një lloj dhembjeje e papritur koke dhe e njëanshme, nuk gjen qetësi (do të lëvizësh sa andej-këtej), hundë që kullon në anën e prekur, skuqje të njëanshme, lëkurë me djersë dhe e zbehtë, ënjtje përreth syrit të prekur, bebëza e syrit e zvogëluar, qepalla të mbyllura si dhe ënjtje të kapakut të syrit. Fillon zakonisht natën dhe zgjat nga 15 minuta deri në 180 minuta, deri 8 herë në ditë.

3.Dhembja e kokës si rezultat i tensionit.

Zakonisht ky lloj i dhembjes shfaqet se paku 10 herë brenda muajit dhe shfaqet në të dy anët e kokës me natyrshmëri shtrënguese, presion i vazhdueshëm në kokë dhe prapa syve, tension në muskujt e kokës dhe qafë, marramendje në raste të rralla, dhembje në bazë të kafkës etj.

4.Migrena shfaqet gjysmë deri një orë para kokëdhembjes, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhembja e fortë e kokës, në të shumtën e rasteve, vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomet. Shpesh shoqërohet kokëdhembja me të përziera, të vjella, fotofobi dhe fonofobi etj.

3 Mënyra për ta pastruar organizmin nga toksinat:

Agjërimi

Përveç përfitimeve shpirtërore, agjërimi është një mënyrë shumë e mirë për ta pastruar organizmin.

Shkencërisht gjëja më e rrezikshme për shëndetin e njeriut janë toksinat e deponuara në organizëm.

I dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Agjërimi është mbrojtje” pra, mbrojtje si në aspektin shpirtëror, ashtu edhe në atë psiko-fizik.

Agjërimi me rregull (1-3 ditë) në muaj është një mburojë që ruan mjaftueshëm shëndetin nga një sërë problemesh shëndetësore, si: stimulon eliminimin e substancave të dëmshme nga trupi, balancon lëngjet trupore, ndihmon në uljen nivelit të sheqerit në gjak, humbjen e peshës trupore, balancimin e metabolizmit, ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ul nivelin e shfaqjes së depresionit dhe shumë e shumë probleme të tjera fizike, psikike dhe shpirtërore.

Hixhama

Largimi i një sasie të caktuar të gjakut të papastër në pjesë specifike të trupit është mjaft i dobishëm për shëndetin në përgjithësi duke shëruar, lehtësuar dhe parandaluar një numër të madh të problemeve shëndetësore, si: dhembjet e kokës, dhembjet e qafës dhe shpinës, hipertensionin, ankthin dhe depresionin, sheqerin, reumatizmin, problemet me venat varikoze, problemet e infertilitetit etj.

Aplikimin e hixhamas e ka porositur dhe i dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) i cili ka thënë: “Ky hixham është ilaç”.

Pra, nëpërmjet procesit të hixhames organizmi ynë pastrohet drejtpërdrejt nga toksinat e fjetura në trup për një kohë të gjatë të cilat janë futur në organizëm përmes rrugëve të ndryshme, si: ushqimi, ajri, pijet etj.

Ushqimi

Ushqimet me të cilat ne i mbushim trupat shkaktojnë shumë dëm dhe ushtrojnë presion mbi organet tona. Kur ne fusim ushqim në mënyrë të pakontrolluar për fillim mund të jenë duke punuar për stomakun, por shpejt do të japin sinjalet e mosfunksionimit të duhur.

Ashtu siç thotë Zoti në Kuran “O ju që keni besuar hani e pini, por mos e teproni” (A’af: 31)

Gjithashtu i dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Nuk mbush njeriu enë më të dëmshme se barkun e tij”.

Disa ushqime të cilat e ndihmojnë trupin t’i pastrojë toksinat e përditshme janë:

Perimet me gjethe jeshile, si: lakra, spinaqi, brokoli etj.,

frutat agrume, si: limoni, portokalli, farat kungullit, lulediellit, farat chia, farat e zeza, farat liri etj, frutat e thata, karrotat, panxhari, xhenxhefili, turmeriku ose shafrani indian dhe erëzat e tjera,

kosi, hudhra dhe qepa.

Duhet ta kemi parasysh që ushqimet të cilat i konsumojmë të jenë ato të sezonit.

MSc Qendresë Paçarizi nutricioniste

 

Mendime të gabuara rreth hixhames!

– Nuk është e vërtetë që hixhamja aplikohet vetëm nga personat të cilët kanë probleme shëndetësore, ajo mund të aplikohet edhe nëse personi nuk ka ndonjë problem shëndetësor.

– Nuk ka argument që hixhamja nuk mund të bëhet te personat mbi moshën 65-vjeçare.

Ajo mund të bëhet dhe nuk ka aspak problem të aplikohet pas kësaj moshe.

– Nuk është e vërtetë që hixhamja nuk mund të aplikohet nga gratë gjidhënëse, ajo mund të aplikohet pa problem.

– Nuk është e vërtetë që hixhamen nuk mund ta aplikojnë femrat pasi të hyjnë periudhën e menopauzës, përkundrazi pikërisht te kjo periudhë duhet të aplikohet hixhamja më shpesh.

– Nuk është e vërtetë që hixhamja duhet të aplikohet vetëm në ditët e caktuara (të cilat kanë ardhur në hadith), hixhamja mund aplikohet edhe ditëve të tjera jashtë këtyre ditëve.

– Nuk është e vërtetë që hixhamja nuk mund të aplikohet nga personat nën moshën 18-vjeçare, hixhamja mund të aplikohet që nga mosha 3-vjeçare.

– Nuk ka argument që hixhamja duhet të aplikohet vetëm në mëngjes, mund të aplikohet edhe në pjesë të tjera të ditës.

– Nuk është e vërtetë që hixhamja nuk mund të aplikohet nga personat që përdorin ilaqe për hollim të gjakut, këta persona pa problem mund ta aplikojnë hixhamen.

– Nuk është e vërtetë që personat me diabet nuk mund ta aplikojnë hixhamen, ata mund ta aplikojnë, madje edhe nëse janë insulinëvërës.

Përgatiti MSc.Qendresë Paçarizi, MSc Sami Dobra

 

Hixhama dhe menopauza

Menopauza është fundi i periudhës së menstruacioneve dhe fertilitetit dhe është një fazë natyrale në jetën e gruas. Pasi të keni arritur menopauzën, vezoret tuaja do të prodhojnë shumë më pak hormone femërore (estrogjen) dhe progesteron dhe nuk do të jeni më në gjendje që të mbeteni shtatzënë. Një fazë kalimtare, e njohur si “perimenopauzë”, mund të fillojë disa vite para menopauzës, gjatë së cilës gratë kanë një rënie të pjellorisë dhe nivele të luhatshme të hormoneve.

 

Menopauza zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeçare–mesatarja është mosha 51. Megjithatë, ajo mund të ndodhë më herët ose më vonë–çdo grua është e ndryshme. Nëse jeni një duhanpirëse, ju mund të përjetoni fazën e menopauzës 2 vite më parë sesa jo-duhanpirëset. Gjithashtu, ekzistojnë disa gjendje të caktuara mjekësore dhe trajtime që mund të shkaktojnë menopauzën premature (menopauza përpara moshës 40 vjeçare) ose menopauzën e hershme (menopauza ndërmjet moshës 40 dhe 45 vjeçare.Hixhamja ndihmon ne lehtesimin e simptomave te menopauzes si: lodhja, plogeshtia, crregullimi i gjumit, djersitja, stresi, nervosa etj

Hixhamja tek femijet


Hixhamja tek femijet behet qysh nga mosha 3 vjeqare.

Femijet mund ta aplikojne hixhamen per probleme te ndryshme shendetesore si:

  • Crregullime te gjumit
  • Alergji
  • Moskoncentrim
  • Probleme me mushkeri
  • Probleme me sistemin imunitar
  • Moskoncentrim
  • Ngecje ne te folur
  • Konstipacion
  • Probleme me apetitin
  • Dhe probleme te tjera…

 

error: Përmbajtja në tekst, imazhe, dhe materiale të tjera, është pronë e autorit dhe është e mbrojtur nga ligjet e të drejtave të autorit nuk lejohet te kupjohet.