Të gjithë njerëzit dëshirojnë një jetë të shëndetshme, kjo sepse të jetuarit shëndetshëm është çelësi i lumturisë. Vetëm përmes mirëqenies fizike dhe mendore ne mund të aspirojmë për një jetë të shëndetshme. Një nga mënyrat më efektive për të arritur mirëqenien fizike dhe mendore është pa dyshim sporti ose aktivitetet fizike. Kjo është arsyeja pse sporti është i rëndësishëm në jetën tonë. Sportet jo vetëm që sigurojnë një jetë të shëndetshme, por kanë edhe një domosdoshmëri të gjithanshme në jetën tonë. Sportet kanë mjaft përfitime si në aspektin fizik, ashtu edhe atë psikik, ndikojnë në cilësinë e punës së zemrës, trupit dhe mendjes, ato kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, si: kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, zvogëlojnë simptomat e ankthit dhe depresionit, rritin aftësinë e të menduarit dhe të gjykuarit, te të rinjtë sigurojnë zhvillim të shëndetshëm, ndihmojnë në mbajtjen konstante te peshës trupore, ulin nivelin e stresit dhe përmirësojnë mirëqenien e plotë fizike dhe mendore. Sportet janë universale dhe nuk ka asgjë e cila e zëvendëson sportin dhe të mirat që njerëzit përfitojnë nga sportet e ndryshme. Të gjitha llojet e sporteve na japin përfitime të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim – rritjen e mirëqenies mendore, fizike dhe sociale. Por, ku qëndron sekreti i aplikimit të hixhames nga sportisët e shumtë? Viteve të fundit kemi parë shenjat e mbetura në lëkurë te shumë sportistë të njohur dhe pikërisht kjo gjë ka ngjallur vëmendjen më të madhe për ta njohur dhe praktikuar hixhamen edhe nga shtresat e ndryshme të njerëzve. Sportistë të shumtë, veçanerisht ata që janë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, i nënshtrohen trajtimit me kupa, qoftë kupa të lagështa apo të thata dhe pikërisht për të përfituar disa nga benifitet të cilat i japin terapitë e kupave. Sportistët praktikojnë terapinë me kupa para ose pas pjesëmarrjes në sportin që e ushtrojnë; kur është fjala për terapinë e thatë me kupa (pa prerje), atëherë sportistët preferohet ta aplikojnë pak para pjesëmarrjes në lojë, me qëllim që të stimulojë prodhimin e energjisë trupore, rritin vigjilencën, lehtësojnë ngërçet, gjithashtu, stimulimin e qarkullimit të gjakut, i cili ndihmon te muskujt e tendosur. Ndërsa, kur është fjala për hixhamen e lagësht (me prerje) duhet te aplikohet pak ditë pas pjesëmarrjes në sportet e tyre, ngase kjo kërkon pushim pasi të aplikohet dhe ndihmon trupin e tyre të rikuperohet dhe shërohet më shpejt, posaccërisht tek ata të cilët kanë përjetuar stërvitje të fuqishme. Fakti që hixhamja ndihmon për eliminimin e toksinave nga trupi, kjo do të thotë që sportistët duhet ta aplikojnë pasi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe reduktimin e çdo inflamacioni brenda në trup dhe përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, zvoglon problematikat me të cilat ballafaqohen sportistët, si: muskujt e tendosur, dhembjet e kokës, dhembjet e qafës, alergjitë etj. Hulumtimet shkencore tregojnë se hixhamja në përgjithësi ndihmon në shpejtësinë e rikuperimit, relaksimit dhe rikthimit të vitalitetit të sportistëve nga ngarkesat stërvitore që kishin marrë dhe në këtë mënyrë në arritjen e formës më të mirë për sa i përket aftësisë fizike. Duke pasur parasysh që sportistët janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të rritur aftësitë e tyre fizike dhe mendore dhe për të parandaluar dhe trajtuar lëndimet, atëherë, terapia me kupa ofron një zgjidhje natyrale e cila i ndihmon sportistët për t’i arritur qëllimet e tyre dhe për t’i tejkaluar sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë sporteve. Lehtësimi i dhembjes është synimi kryesor që hixhamja ju ofron, duke i reduktuar në masë të caktuar dhe pikërisht këto dhembje te sportistët janë të lidhura me dhembjet e muskujve, spazmat, ngërçet, tendosjet, ndrydhjet, artritin, dhembjet e kokës, te femrat dhembjet e ciklit menstrual, që shumë shpesh janë pengesë në sportet e tyre. Hixhamja gjithashtu mund ndihmojë për lehtësimin e dhembjeve nervore, të shkaktuara nga problematika të tilla, si dhembjet e nervit shiatik, herpesi dhe paraliza e fytyrës. Muhamed & Abu al-Fida (2003) besojnë se hixhamja punon për të relaksuar zemrën, mëlçinë, veshkat, mushkëritë, trurin dhe të gjitha qelizat e trupit, si dhe aktivizon qendrat e energjisë latente dhe të dukshme dhe qarkullimin e gjakut, duke çliruar trupin nga toksinat që janë të përqendruara në të. Hixhamja stimulon dhe forcon qarkullimin e gjakut nëpër arteriet dhe venat e vogla, aktivizon përgjigjet e trupit ndaj organeve të tij të brendshme dhe punon për të absorbuar toksinat dhe ilaçet nga trupi, rrit imunitetin e përgjithshëm dhe kontrollon hormonet në vërtebrën e shtatë cervikale – C7. Hixhamja mund të përshpejtojë rikuperimin pas ushtrimeve intensive ose lëndimeve duke rritur rrjedhjen e gjakut, duke reduktuar inflamacionin dhe ënjtjen dhe duke promovuar riparimin dhe rigjenerimin e indeve. Terapia me kupa veçanërisht ajo e lagësht mund të përmirësojë performancën, duke rritur kapacitetin aerobik, qëndrueshmërinë, forcën fizike, fuqinë, fleksibilitetin dhe koordinimin. Mund të rrisë gjithashtu nivelet e energjisë, disponimin dhe koncentrimin, përmirëson mirëqenien duke balancuar hormonet, duke përmirësuar cilësinë e gjumit, reduktimin e stresit, ankthit dhe forcimin e imunitetit.Nga terapia e hixhames mund të përfitojnë pothuajse të gjitha llojet e sporteve, sidomos kur është fjala për sportet që përfshijnë tendosjet fizike, sportet te të cilat kërkohet një fuqi më e madhe, aftësi dhe konkurrencë. Megjithëse, disa sporte përfitojnë më shumë në varësi të kërkesave dhe sfidave që i ofron lloji i sportit, shembull:
Noti kërkon aftësi të lartë aerobike, forcë dhe qëndrueshmëri muskulore, fleksibilitet dhe koordinim. Hixhamja mund t’i ndihmojë notarët të përmirësojnë kapacitetin e tyre të frymëmarrjes, funksionin e mushkërive, shëndetin kardiovaskular dhe rikuperimin e muskujve. Gjithashtu, mund të parandalojë ose trajtojë dëmtimet e zakonshme të notit, të tilla si përplasja e shpatullave, dhembjet e shpinës etj. Boksi kërkon një nivel të lartë fitnesi anaerobik, fuqi dalëse, shpejtësi dhe shkathtësi, qëndrueshmëri mendore dhe elasticitet. Hixhamja mund t’i ndihmojë boksierët të përmirësojnë shpërndarjen e tyre të oksigjenit, të heqin acidin laktik, të lehtësojë tendosjet e muskujve. Gjithashtu, mund të ndihmojë për lehtësimin dhe shërimin e lëndimeve që zakonisht ndodhin në një sport të tillë, siç janë mavijosjet, frakturat dhe tronditjet e ndryshme.
Futbolli kërkon aftësi të lartë fizike, përqendrim, aftësi dhe punë ekipore. Gjate këtij sporti lojtarët janë të ekspozuar ndaj lëndimeve të ndryshme, si shkak i kontaktit me lojtarët e tjerë ose kontaktit me sipërfaqen e tokës. Disa nga përfitimet që hixhamja i ofron te ky sport është pëŕmirësimi i qëndrueshmërisë, rikuperimi i muskujve, shëndeti i kyçeve, përmirësimi i qarkullimit të gjakut.
Basketbolli është sport i cili kërkon fuqi e përqendrim. Ky lloj i sportit kontribuon në zhvillimin e vetëkontrollit, rritjen e qëndrueshmërisë etj. Përfitimet që hixhamja i jep te ky lloj i sportit janë: rritja e nivelit të koncentrimit, zbutja e muskujve të tendosur, largimi i toksinave, duke shtuar fuqinë fizike dhe atë mendore. Gjithashtu, nga benifitet e hixhames mund të përfitojnë edhe sportet e tjera, si: tenisi, volejbolli, bejsbolli, golfi, tenisi në tavolinë etj. Varësisht nga lloji i sportit dhe gjendja shëndetësore e sportistit, përcaktohet edhe vendi se ku duhet të vendosen kupat dhe numri i kupave brenda një seance të hixhames, por duhet ta kemi parasysh kur është fjala për hixhame të thatë, numri i kupave çdoherë duhet të jetë më i lartë, minimumi 10-14 kupa, ndërsa kur është fjala për hixhame të lagësht, numri i kupave duhet të jetë më i vogël, minimumi 5-7 kupa, të cilat vendosen në pjesë specifike të trupit, por nuk është përfundimtare sepse e gjithë kjo varet nga sasia e lëngjeve që ekskretohen brenda një kupe dhe gjendja fizike dhe psikike e sportistit.