Kush jemi

Hixame Prishtinë

Kush jemi ne

Historia jonë
Hixhame Prishtinë është një institucion profesional i fokusuar në praktikën e hixhames dhe
në edukimin profesional në këtë fushë. Aktiviteti ynë daton që nga viti 2010, duke
ndërtuar ndër vite një përvojë të gjerë në praktikë, edukim dhe zhvillim të programeve të
strukturuara të trajnimit.


Përvoja dhe profesionalizmi
Përvoja e ndërtuar gjatë viteve na ka mundësuar të zhvillojmë një qasje të organizuar
dhe profesionale ndaj hixhames, duke i kushtuar rëndësi të veçantë higjienës, sigurisë,
anatomisë, vlerësimit të klientit, praktikës së përgjegjshme dhe kufijve profesionalë të
kësaj metode.

Ekipi ynë
Hixhame Prishtinë udhëhiqet nga MSc Qendresë Paçarizi dhe MSc Sami Dobra, të cilët
prej vitesh janë të angazhuar në praktikë dhe edukim në fushën e hixhames. Përvoja jonë
profesionale ndërthur edukimin shëndetësor, nutricionin dhe praktikën e hixhames, me
synimin për të ofruar një qasje sa më të strukturuar dhe të përgjegjshme.


Trajnimet profesionale
Që ngaviti 2022 jemi të angazhuar edhe në trajnimin e studentëve. Programet tona
zhvillohen në mënyrë të strukturuar, me pjesë teorike dhe praktike, materiale mësimore
të përgatitura posaçërisht dhe vlerësim të kompetencave praktike. Trajnimet zhvillohen
për grupe femrash dhe meshkujsh, me të njëjtin program dhe standard vlerësimi.


Përvojë përtej kufijve
Gjatëviteve kemi pasurmundësinë të trajnojmë dhe të punojmë me pjesëmarrës nga
Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit. Kjo përvojë ka zgjeruar
komunitetin tonë profesional dhe ka forcuar misionin tonë për të kontribuar në edukimin
e përgjegjshëm në fushën e hixhames.


Standardet ndërkombëtare
Programi ynë i trajnimit është i akredituar nga International Practitioners of Holistic
Medicine (IPHM), duke reflektuar angazhimin tonë për një strukturë profesionale trajnimi
dhe standarde të përcaktuara të edukimit. Akreditimi ndërkombëtar është një hap i
rëndësishëm në zhvillimin dhe formalizimin e punës sonë profesionale.

 

Publikimet dhe materialet profesionale
Përvojajonë në edukim është mbështetur edhepërmes materialeve të specializuara. MSc
Qendresë Paçarizi është autore e botimeve “Kura Profetike – Bazat e Përgjithshme të
Hixhames” dhe “Kura Profetike – Aspektet Shkencore të Hixhames”, të cilat përdoren si
pjesë e literaturës së trajnimeve.


Misioni ynë
Misioni ynë është të kontribuojmë në edukimin profesional dhe të përgjegjshëm në
fushën e hixhames, duke ndërthurur traditën dhe aspektin fetar me njohuritë
shëndetësore, praktikën e sigurt dhe standardet profesionale. Synojmë që çdo student të
përfundojë trajnimin me njohuri të strukturuara, aftësi praktike dhe vetëdije të qartë për
përgjegjësinë profesionale.


Vizioni ynë
Vizioni i Hixhame Prishtinë është të vazhdojë zhvillimin si një qendër profesionale e
edukimit dhe praktikës së hixhames, duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe
duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së trajnimeve në këtë fushë.

Klinika punon çdo ditë pune nga ora 10-19 me termine.Terminet janë të obliguar dhe çdo pacient duhet ta respekton terminin që i caktohet.

Në këtë institucion punojnë profesionistët shëndetësorë MSc Qendresë Paçarizi(infermiere dhe nutricioniste) për femra, dhe MSc Sami Dobra për meshkuj cilët ofrojnë kujdes dhe siguri maksimale për pacientët.

Për çdo pyetje rreth problemit tuaj shëndetësore ju keni mundësi ti kontaktoni stafin direkt përmes numrave të kontaktit, fag pagës, instagramit apo webit.

BEST FEATURES

Dobitë e Hixhames

Hixhamja është një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga Profeti ynë i lavdëruar Muhamedi alejhi salatu ëe selam.

error: Përmbajtja në tekst, imazhe, dhe materiale të tjera, është pronë e autorit dhe është e mbrojtur nga ligjet e të drejtave të autorit nuk lejohet te kupjohet.