“Hija” në arabisht fjalë për fjalë do të thotë “të thithë” dhe “të kthehemi në një gjendje normale” të ekuilibrit të brendshëm duke shërbyer për të lehtësuar çështjet mentale, fizike dhe shpirtërore. Hixhama shërben për të pastruar dhe zhbllokuar arteriet dhe venat e mëdha, që rezulton me rregullimin e përgjithshëm të kapacitetit të gjakut në organizëm.
Çfarë është hixhama?
Hixhamen mund ta përshkruajmë si një ndërhyrje të lehtë mikrokirurgjike, e cila vë në ekuilibër dhe normalitet elementët bazë të jetës në sistemin qarkullues të gjakut. Hixhama kullon substancat patologjike, ku përfshihen substancat që shkaktojnë sëmundje, substancat që lidhen me sëmundjen dhe paraqiten gjatë patogjenezës së sëmundjes.
Hixhama aplikohet për sëmundje të shumta qofshin ato akute apo kronike, por mund të aplikohet edhe nga persononat e shëndosh( që gëzojnë shëndet) pra thjeshtë një detox i trupit.
Koha më e përshtatëshme?
Periudha e pëlqyer për tu realizuar është dita 17, 19, 21 të çdo muaji lunar (hënor) por nuk paraqet ndonjë problem nëse aplikohet edhe jasht këtyre ditëve.
Kushtet bazike
Së paku 2 orë para trajtimit me terapin e hixhames pacienti nuk bën më ngrën ushqim (nuk është fjala për pije) ,preferohet të bëhët një dush para terapisë (nuk është obligativ) femrat nuk bën të jenë me cikel menstrual/shtatzënë/lehonë!
Sa zgjatë një procedurë e till?
Procedura e hixhames mund të zgjasë nga 20-40 minuta e kjo mvaret nga pacienti ( sëmundja, gjendja psiko-fizike, periudha që e aplikon etj…)
Kundërindikacionet
Hixhama njihet si procedur e cila nuk shfaqë efekte anësore në organizëm (këtu flasim për hixhame që realizohet nga personat kompetent), ajo çfarë mundë të ndjenjë ndonjëher pacientat pas tretmanit është ndjesi e lehtë e lodhjes, përgjumje, djegie e lehtë e plagëve.