Hixhame Prishtinë organizon mbajtjen e trajnimeve per femra dhe per meshkuj ne menyre individuale dhe grupore për mësimin e hixhames në mënyrë profesionale.
Çdo vit max mbahen 3-4 trajnime, dhe zgjatin 5 ditë intensiv.
Për datat e mbajtjes së trajnimeve informoheni 2 muaj para përmes postimimeve.
Orari i mbajtjes së trajnimeve është paradite nga ora 9-12, ku përfshihet pjesa teorike dhe praktike.
Çfarë përmban trajnimi:
Shpjegimin e hixhames si terapi profetike.
Mësimin e 4 llojeve të hixhames:
1. Hixhamja e thatë, si dhe pse duhet të bëhet.
2.hixhamja masazhuese, si dhe pse duhet të bëhet.
3.hixhamja me ujë (water cupping), si dhe pse duhet të bëhet
4.hixhamja e lagësht , si dhe pse duhet të bëhet.
90% e trajnimit kryesisht ka të bëjë me hixhamen e lagësht apo me prerje.
Spjegohen semundjet tek të cilat nuk guxon te apikohet hixhamja.
Cilat janë pikat në trup tek të cilat nuk duhet të punojmë me hixhame.
Pikat në trup per sëmundje të ndryshme(çdo sëmundje ka pikën e vet të hixhames)
Kushtet në të cilat duhet të realizohet hixhamja.
Kur hixhamja ka anë negative.
Aplikimi i hixhames tek llojet e ndryshme te semundjeve
Në cilat raste duhet të kemi kujdes me hixhame.
Pjesëmarrja në trajnim është obligative.
Në fillim shpjegohet pjesa teorike, dhe me pas praktika mbahet të Klinikë.
Në fund të çdo trajnimi mbahet provimi përfundimtarë.
Pas nënshtrimit të provimit kandidatët paisen me çertifikatë.
Kandidatëve pjesëmarrës u jepen dy librat e hixhames të botuara nga vet trajnuesja. Gjithashtu u jepet edhe i gjithë materiali që shpjegohet në trajnim.